Dënohet “zonja e jetës dhe vdekjes” për krimet gjatë luftës në Bosnje

6:51 pm 27.12.17

 

Një gjykatë në Bosnje ka dënuar me 14 vite burgim atë që njihej si “zonja e jetës dhe vdekjes” për krimet e bëra gjatë luftës në këtë vend në fillim të viteve 1990-ta.

Azra Bašić është gjetur fajtore për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje, përfshirë torturimin e civilëve etnik-serbë.

Dënimi i saj është më i ashpëri ndaj një gruaja për krimet e kryera në luftën e Bosnjes, transmeton BBC.

Dëshmitarët kanë thënë se ajo kishte gdhendur kryqë në kokat e të burgosurve, ka detyruar një mashkull të pi benzinë dhe më pas i ka vënë flakën duarve dhe fytyrës së tij, dhe ka detyruar të tjerë të zvarriten zhveshur mbi xhama të thyer.

Gjykatësi në rastin e saj bëri me dije se krimi më i rëndë kryer nga Bašić ishte vrasja e një të burgosuri të cilin ajo e kishte therrur në qafë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM