Delawie: Jemi shumë afër ratifikimit të demarkacionit

1:04 pm 05.03.18

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, ka postuar sot në Twitter një mesazh ku thotë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është “më afër se kurrë”.

“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjellë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundit këtë javë”, ka shkruar Delawie, transmeton Gazeta Express.

 

 

Deri tani janë thirrur tri seanca në Kuvend për ta votuar Marrëveshjen me Malin e Zi, por për shkak të mungesës së votave, seanca është shtyrë vazhdimisht.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM