Del per të pirë cigare, i niset treni me foshnjen e tij brenda

7:28 pm 07.02.19

Ky është momenti i tmerrshëm kur një baba vrapon pas trenit pasi brenda ka lënë foshnjën e tij.

Në kamerat e sigurisë shihet babai teksa lë foshnjën brenda në tren, teksa vet del për të ndezur një cigare. Përderisa ai ndezi cigaren, papritmas mbyllen dyert e trenit dhe ai niset duke e lënë kështu babain në stacion, ndërsa fëmija mbetet brenda në tren.

Në video shihet se si babai i frustruar vrapon pas trenit të shpejt, duke bërtitur me dëshpërim, përderisa ai po largohej nga Stacioni i Ëindermer në Cleveland të Ohajos. Një pasagjerë tjetër lajmëroi shoferin, i cili shpejt u kthye në rrugë dhe në mënyrë të sigurt e ribashkoi fëmijën me babain e tij në stacion.

Më pas babai u akuzua për neglizhencë.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM