Dëgjo singlin e ri nga U2, ‘You’re The Best Thing About Me’

4:00 am 07.09.17

U2 kanë lëshuar singlin e parë nga albumi Songs of Experience.

Kënga ‘You’re the Best Thing About Me’ u prezantua si singli i parë nga ky album, derisa bendi javën e kaluar nxorri edhe këngën ‘The Blackout’.

Duke folur për Rolling Stone, frontmeni Bono tha për albumin Songs of Experience: “Kam menduar se përfundoi gjatë vitit të kaluar,” por ai shtoi se më shumë punë në studio “e ka bërë atë më të mirë.”

“Problemi është se kemi 15 këngë dhe duhej t’i reduktonim në 12. Nuk na pëlqen lista e gjatë. Ende nuk e kemi caktuar listën finale të këngëve, por kemi disa këngë të shumë të duhura.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM