Dëgjo remix-in e Skrillex për këngën ‘HUMBLE’ të Kendrick Lamar

5:42 pm 24.09.17

 

Ylli i zhanrit EDM, Skrillex ka shpërndarë një remix që i ka bërë këngës ‘HUMBLE’ nga Kendrick Lamar.

Kohëve të fundit Skrillex nuk është duke u paraqitur shumë në publik, derisa gjatë javës së fundit ishte parë në një klub në Chicago bashkë me këngëtarin Ed Sheeran.

Edhe në të kaluarën Skrillex dhe Sheeran janë njohur në mes vete, derisa kanë qarkulluar edhe fotografi nga studio duke punuar me Usher dhe Diplo. Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë muzikë të lëshuar si bashkëpunim në mes të tyre.

Tani, Skrillex ka nxjerr remix-in që i ka bërë këngës ‘HUMBLE’ që është pjesë e albumit të fundit të reperit Lamar, DAMN.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM