Dëgjo këngën ‘Pills’ të St. Vincent, bashkë me modelen Cara Delevingne

5:22 pm 10.10.17

 

St. Vincent ka shpërndarë këngën e re të quajtur ‘Pills’, në të cilën këndon edhe aktorja/modelja Cara Delevingne.

Kënga është pjesë e albumit MASSEDUCTION, i gjashti nga St. Vincent.

St. Vincent (emri i vërtetë i të cilës është Annie Clark) ka shkruar këtë këngë bashkë me Jack Antonoff. Në te janë të përfshirë Kamasi Washington (në saksofon) dhe në produksion është Sounwave (producent i Kendrick Lamar).

Në këngë ka edhe vokal nga ish e dashura e Clark, modelja Cara Delevingne, si dhe nga Jenny Lewis.

Albumi MASSEDUCTION del të premten, më 13 tetor.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM