Dëgjo këngën ‘e lumtur’ ku këndon edhe aktori Bill Murray  (video)

10:54 am 09.03.17

Një këngë e re është shpërndarë në të cilën është i përfshirë edhe aktori i mirënjohur, Bill Murray.

Happy Street’ quhet kënga e cila është pjesë e albumit të Paul Shaffer, dikur drejtor muzikor në emisionin ‘Late Night With David Letterman’ dhe njëherit mik i ngushtë i aktorit Murray.

Kënga i takon zhanrit old-school dhe përbëhet nga një tekst i këndshëm në të cilin Murray dhe Shaffer flasin me harmoni për gjëra të përditshme, derisa mahniten me botën dhe thërrasin për të shikuar anët e mira të saj.

Albumi i Paul Shaffer and The World’s Most Dangerous Band do të lëshohet më 17 mars.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM