“De Telegraaf”: Holanda po bllokon negociatat e Shqipërisë drejt BE-së

5:30 pm 21.06.18

 

Holanda duket se nuk është ende e bindur për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Në një artikull të publikuar, gazeta holandeze “De Telegraaf” paralajmëron se vendi i tyre do votojë kundër në Bruksel më 28 dhe 29 qershor.

Artikulli me titull “Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE” thekson se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër hapjes së negociatave. Sipas saj, shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Shumica e partive të parlamentit holandez e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Shqipëria, vendi ballkanik i goditur nga varfëria u bë kandidat për anëtarësim në BE disa vjet më parë me miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni Europian tani dëshiron të nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. KE madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt 2025”, shkruan media holandeze, transmeton Gazeta Shqip.

 

….lexo artikullin e plotë 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM