David Lynch thotë se nuk do të krijojë më filma

5:20 am 06.05.17

 

Regjisori David Lynch ka lënë të kuptohet se ai mund të mos krijojë më filma në të ardhmen.

I njohur për filmat si Blue Velvet, The Elephant Man dhe Mulholland Drive, regjisori ka folur për gjendjen aktuale në industrinë e filmit gjatë një interviste për The Sydney Morning Herald.

“Gjërat kanë ndryshuar shumë,” ka thënë Lynch. “Shumë filma nuk kanë kaluar mirë në ‘box office’ edhe pse mund të kenë qenë filma të mëdhenj, dhe ata që kanë kaluar mirë në ‘box office’ nuk ishin diçka që unë do të krijoja.”

Kur është pyetur nëse po thoshte se tashmë ai i ka dhënë fund krijimit të filmave, Lynch fillmisht hezitoi dhe më pas u përgjegj: “Po, ashtu është.”

Filmi i fundit nga regjisori Lynch ishte ai i vitit 2006, Inland Empire.

Ndërkohë, seria televizive kult e krijuar nga Lynch, Twin Peaks, rikthehet në televizion gjatë këtij muaji me sezonin e tretë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM