David Lynch i sjell në libër kujtimet e tija

8:02 pm 12.06.18

 

Regjisori i mirënjohur, David Lynch, gjatë këtij muaji do të botoj një libër me kujtimet e tija.

‘Room To Dream’ quhet libri autobiografik dhe me kujtime të cilin Lynch e ka shkruar me ndihmën e gazetares Kristine McKenna.

Në libër do të përfshihen mendimet e regjisorit për jetën e tij, punën dhe të tjera tema, derisa gjithashtu do të ketë shkrime nga McKenna bazuar në intervistat e saja me anëtarët e familjes së Lynch, ish gratë e tij, muzicientët dhe aktorët që ai ka bashkëpunuar.

Libri do të ketë 592 faqe dhe do të botohet më 19 qershor përmes Random House.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM