David Byrne – ‘Everybody’s Coming To My House’

5:46 pm 09.01.18

 

David Byrne ka paralajmëruar albumin e ri American Utopia dhe ka shpërndarë këngën ‘Everybody’s Coming To My House’.

Ish-frontmeni i Talking Heads ka njoftuar për disa performanca që do të mbaj gjatë vitit 2018, duke e cilësuar këtë gjë si “më ambiciozen” deri më tani, dhe duke i shtuar këtu edhe albumi e ri që është i pari si solo që këngëtari sjell që nga viti 2004.

Kënga ‘Everybody’s Coming To My House’ është bashkë-shkruar me Brian Enon, dhe ka kontributin e TTY, Happa Isaiah Barr dhe Samphas.

“Këngët janë të sinqerta, titulli nuk është ironik. Titulli nuk i referohet një utopie specifike, por kërkesave tona, frustrimit, aspiratave, frikave dhe shpresave në lidhje me atë se çfarë mund të ishte e mundshme, çfarë tjetër është e mundshme.” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Byrne.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM