David Beckham bashkëpunon me ‘Peaky Blinders’ për një linjë të re të veshjeve

2:50 pm 07.01.19

Kent & Curwen kompania ku bashkëpronar është David Beckham, ka paraqitur një koleksion të ri në bashkëpunim me shfaqjen televizive  Peaky Blinders.

Linja u publikua në Javën e Modës në Londër këtë fundjavë dhe dizenjimi i koleksioneve të vjeshtës / dimrit përfshinte pamje të rëndësishme nga koha e viteve 1920, duke përfshirë këmisha, xhaketa, pullovera leshi dhe patjeter pjesë janë edhe kapelet e famshme të sheshta.

“Unë jam një fans i madh i serisë dhe marka jonë gjithmonë ka prodhuar rroba që kanë ngjashmëri me serialin”, tha David Beckham për The Guardian.
Sa i përket dashurisë së tij për kapuçin e sheshtë, ish-futbollisti ka thënë: “E kam marrë atë nga gjyshi im.E kam veshur qysh nga një moshë shumë e re. Brooklyn [Beckham, djalin] e ka marrë atë stil gjithashtu.”

.”

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM