Danimarka kërkon që ‘hygge’ të ketë statusin e trashëgimisë nga UNESCO

7:39 am 19.04.18

 

Danimarka do të këkroj nga UNESCO që koncepti ‘hygge’ të ketë statusin e trashëgimisë kulturore.

Fjala ‘hygge’, që nënkupton një gjendje rehatie, ngrohtësie dhe kënaqësie u bashkëngjitet rëndom aftësisë së danezëve për t’u shfaqur të relaksuar dhe të freskët dhe është përhapur edhe në vende të tjera të botës vitet e fundit.

Promovuesit e turizmit nën sloganin “Vizito Danimarkën” thanë të mërkurën se vendi do të aplikonte së shpejti tek Agjencia Kulturore e OKB dhe nëse UNESCO do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës, ‘hygge’ do të listohet krah trashëgimive të tjera kulturore, si kultura e birrës belge dhe praktika indiane e jogas, transmeton Top Channel.

Vitin e kaluar, ‘hygge’ u vlerësua si një prej fjalëve me më shumë ndikim në 2016-tën.

Pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s nuk janë vetëm monumentet dhe veprat e artit, por gjithashtu praktikat sociale, zakone dhe rituale.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM