Daniel Craig edhe njëherë në rolin e James Bond

7:21 pm 25.07.17

 

Filmi i 25-të i françizës për agjentin James Bond do të dal nëpër kinema gjatë nëntorit të vitit 2019.

Kjo është konfirmuar nga prodhuesit e flmit të cilët kështu i kanë dhënë fund çfardo dyshimi rreth të ardhmes së françizës.

Gjithashtu, mediat në SHBA raportojnë se do të jetë aktori britanik Daniel Craig ai i cili edhe njëherë do të pranoj të luaj rolin e James Bond, dhe kjo do të jetë hera e fundit për të.

Filmi i ri, i cili deri më tani nuk ka një emër dhe as nuk dihen emrat e tjerë të kastit të aktorëve, do të dal nëpër kinema më 8 nëntor të vitit 2019.

Skenari do të jetë nga shkruesit e rregullt të françizës Bond, nga Neal Purvis dhe Rober Wade dhe do të ketë si producentë Michael Wilson dhe Barbara Broccoli.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM