Dalin në ankand letrat e dashurisë së Marcel Proust për kompozitorin Hahn

4:53 pm 23.05.18

 

Këtë të enjte, një numër letrash të papublikuara më parë, shkruar nga një prej shkrimtarëve më të mëdhenj francez, do të dalin në ankandin e Sotheby’s në Paris.

Në mars të vitit 1896, shkrimtari Marcel Proust shkroi letër për dashurinë  e tij të parë dhe pasionin e tij sekret, kompozitorin e njohur të kohës Reynaldo Hahn. Të dy ishin fener kulturorë të gjeneratës së tyre, por marrëdhënia e tyre e dashurisë u mbajt sekrete nga publiku përgjatë gjithë jetës së tyre.

“Dua të jesh këtu gjatë tërë kohës por i fshehur si një zot, të cilin asnjë i vdekshëm nuk do të arrinte ta njihte.” shkruante Proust në moshën 24 vjeçare në letrën e tij për Hahn.

Para se të dalin në ankand të enjten, gjatë ditëve të javës janë ekspozuar për publikun një sasi prej 70 pjesëve të ndara që përbëhen nga letra, dorëshkrime dhe libra që ofrojnë pamje të re për një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Francës.

 

 

Deri më tani ky koleksion është mbajtur nga pasardhësit e Proust, transmeton The Guardian. Koleksioni i takon stër-mbesës Marie-Claude Mante, vajza e mbesës së vetme të Proust, Suzy, e cila e shihte xhaxhain e saj si “një magjistar” dhe, sipas të afërmve, adhurimi ishte i dyanshëm.

Pas vdekjes së Proust, trashëgimia e tij kaloi te vëllau i tij më i ri, Robert, dhe më pas te vajza e tij Suzy, një grua e përparuar e cila inkurajoi publikimin e punimeve të tija dhe korrespondencën, por duke mbajtur shpesh fshehtë çdo gjë që linte të kuptonte për homoseksualitetin e xhaxhait të saj.

Në ankand do të jenë edhe një vizatim që Proust i kishte bërë Hahn-it, dhe nëntë letra të Hahn për Proust-in.

Në një nga letrat shkruar në mes të dyve, ku disa prej tyre vijnë nga familja e Hahn, Proust e këshillon shokun e tij, shpeshherë duke iu referuar si “i ëmbëli im Reyonaldo”, që të jetë i përmbajtur. “Digje letrën… menjëherë,” shkruante ai, duke vënë nënshkrimin vetëm “Marcel”.

 

 

Proust takoi Hahn-in më 1894 në salonet e Madeleine Lemaire, një piktore parisiane që ilustroi punimet e tija. Porust, i cili asnjëherë nuk pranoi publikisht homoseksualitetin e tij, dhe Hahn, një talent i muzikës i lindur në Venezuela, përlqenin pikturën, letërsinë dhe kompzitorin francez Faure.

“Historia mbrapa këtij koleksioni është mjaft prekëse pasi vjen direkt nga familja e Proust. Me këto letra dhe dorëshkrime dhe libra ne depërtojmë drejt në miqësinë e ngushtë të Proust dhe familjes së tij. Proust është zoti im dhe shkrimtari që kam studiuar më së shumti në universitet, pra kjo ishte diçka mjaft prekëse për mua,” është shprehur Benoit Puttemans, zëvendës-drejtor në ankandin Sotheby’s në Paris.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM