Cut Copy – ‘Airborne’

7:46 pm 21.07.17

 

Cut Copy kanë lëshuar video për këngën ‘Airborne’.

Videoja është punuar nga Gerson Aguerri dhe është xhiruar në Barcelonë. Në klip paraqitet frontmeni Dan Whitford i cili gjatë tërë kohës bënë një udhëtim sureal duke kërkuar për të ngrënë diçka gjatë natës.

“Videoja për këngën ‘Airborne’ është ndoshta më sfiduesja dhe më interesantja që unë kam qenë i përfshirë ndonjëherë,” thotë Whitford në njoftimin e lëshuar.

“Është xhiruar në Barcelonë, përgjatë tri netëve duke kulmuar me skenën finale ku unë nuk kam fjetur për 24 orë dhe luaj piano mbrapa një kamioni në lëvizje.”

Albumi i fundit nga Cut Copy ishte ai i vitit 2013, Free Your Mind. Që nga atëherë bendi ka lëshuar disa mikse, përfshirë kasetën e Jannuary Tape në vitin 2016.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM