Courtney Love poston foto me mesazhin “Make America Grunge Again” 

3:11 pm 06.02.17

Courtney Love ka shënuar ndeshjen e mbrëmshme të Super Bowl duke postuar në Instagram një ‘meme’ (foto humoristike) ku shfaqet edhe fytyra e ish burrit të saj, këngëtarit Kurt Cobain.

Në foto shihet koka e Cobain vendosur mbi trupin e presidentit Donald Trump, derisa rreth tij është edhe koka e Dave Grohl dhe vet Love të vendosura në trupat e personave nga kampanja e Trump.

Mesazhi është kuptimplotë: “Make America Grunge Again” (Kthene Amerikën përsëri në Grunge).

“Kjo është madhështore. Urime e diela me Super Bowl! Falcons apo Patriotët?? Jo se jam vërtetë duke i shikuar.” ka komentuar Love.

 

courtney

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM