Çmimet Golden Globe: Fjalime fymëzuese në natën ku filmi ‘Three Billboards Outside Ebbing, Missouri’ morri katër çmime  

10:41 am 08.01.18

 

Fjalime të forta u mbajtën gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Golden Globe.

Ceremonia e 75-të e Golden Globes u karakterizua me fjalimet e yjeve të filmit rreth skandaleve për ngacmimet seksuale.

Të pranishmit ishin veshur në të zeza për të nderuar viktimat e ngacmimeve seksuale.

Fjalimin më frymëzues e mbajti Oprah Winfrey e cila tha se “një ditë e re është në horizont”.

 

 

Filmi që fitoi më së shumti çmime gjatë natës ishte Three Billboards Outside Ebbing, Missouri, duke fituar katër çmime, përfshirë atë për dramën më të mirë, si dhe aktorja më e mirë të cilën e fitoi Frances McDormand.

Çmimet Golden Globes organizohen nga Asociacioni i Gazetarëve të Huaj në Hollywood. Kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve shihet si një përcaktues se cilët filma do të jenë favorit për të fituar në Oscars që mbahen më 4 mars.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM