Clark shkruan për Ballkanin: Rusët po punojnë për të nxitur ndjenjat anti-BE dhe anti-NATO

5:43 pm 11.04.18

 

 

Ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, ka paralajmëruar për rreziqet që mund të destabilizojnë rajonin e Ballkanit.

Nëpërmjet një shkrimi autorial, të publikuar në The Washington Post, Clark ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor është para shpërthimit dhe ka porositur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të veprojnë për ta parandaluar një gjë të tillë, transmeton Gazeta Express.

Sot, tri shtete të Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia) janë bërë anëtarë të NATO’s. Kroacia dhe Sllovenia janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kosova tani është shtet i pavarur. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve e kanë skajuar në mendje atë konflikt brutal si problem të zgjidhur”, ka theksuar gjenerali i pensionuar.

“Fatkeqësisht, kjo s’është fare e vërtetë. Konfliktet e vazhdueshme politike për natyrën etno-fetare të këtyre vendeve vazhdimisht rrezikojnë të shndërrohen në kriza kombëtare dhe rajonale, duke e bërë rajonin cak kyç për ndërhyrje nga fuqitë e huaja”, ka shkruar ish-komandanti i NATO’s..

“Një përzierje e dëmshme e qeverisjes së keqe, e ngecjes ekonomike dhe e institucioneve të dobëta demokratike e ka lënë një pakicë të vogël, por të rëndësishme, pre të rekrutimit nga xhihadistët e dhunshëm. E gjithë kjo e lë rajonin të hapur për shfrytëzim nga organizatat terroriste, dhe për ndërhyrje nga të huajt, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Turqinë”, ka nënvizuar Clark.

“Për më keq, rajoni po vuan nga neglizhenca e demokracive që kanë qenë vendimtare në ndaljen e luftërave në Jugosllavi. Duke besuar se e ardhmja demokratike e Ballkanit është në BE, Shtetet e Bashkuara në masë të madhe ia kanë dorëzuar Brukselit përgjegjësinë për zhvillimin politik, institucional dhe ekonomik të rajonit. Megjithatë, inercia politike brenda BE’së e ka mbajtur Bosnjës, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke pritur. Dhe, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po flenë, fuqitë e tjera po veprojnë”, ka paralajmëruar Clark.

“Kremlini po e rrit vazhdimisht ndikimin e tij. Rusët po punojnë për të nxitur ndjenjat anti-BE dhe anti-NATO. Ata po mbështesin grupet ekstremiste (njëri prej të cilëve po hetohet në Bosnjë për aktivitete të dyshuara paramilitare) dhe po shpërndajnë ndihma ushtarake për to. Kremlini gjithashtu u ka hedhur benzinë flakëve të përçarjeve etnike, nëpërmjet fushatave të keqinformimit, që i shtyjnë në konflikt popullatat ortodokse kundër atyre myslimane, duke nxitur qëllimisht tensionet që i ka dhënë shtysë luftërave jugosllave në vitet ’90 të shekullit të kaluar”, ka shkruar gjenerali i pensionuar amerikan.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM