Çitaku: Kosova është e përkushtuar për dialog

6:50 pm 14.05.18

 

Ambasadorja e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Vlora Çitaku tha se Kosova është e përkushtuar për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Këto komente ajo i bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kosova është e përkushtuar për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Ne jemi të përkushtuar për dialog dhe për promovimin e marrëdhënieve të mira, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Çitaku, duke shtuar se pajtimi mes dy shteteve, nuk mund të ndërtohet, siç u shpreh ajo, mbi “narrativa të rrejshëm”, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq kritikoi Prishtinën se nuk po zbaton marrëveshjet e Brukselit.

 

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM