Çifti kanadez fiton llotarinë, për të tretën herë

7:27 am 06.04.17

 

Një çift një Kanada ka fituar llotarinë për të tretën herë.

Douglas dhe Barbara Fink arritën t’i parashikojnë të gjashtë numrat fitues duke arritur kështu të fitojnë tiketën që u sjell 8.2 milionë dollarë kanadezë (6.1 milionë dollarë amerikanë).

Edhe më herët çifti kishte fituar llotarinë, një herë në vitin 1989 dhe në vitin 2010. Por, shuma e fituar këtë herë është më e madhja, derisa në dy herët e kaluara kishin marrë $128,000 dhe 100,000.

Çifti nga Edmonton, Alberta, kanë thënë se do t’i shpenzojnë paratë e fituara që t’u sigurojnë të ardhmen fëmijëve dhe mbesave e nipave të tyre.

“Barbara dëshiron një shtëpi të re, dhe do ta ketë një,” ka thënë Douglas duke treguar se gjithashtu do t’i plotësoj dëshirën gruas së tij.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM