CHOOSE LIFE NOT WAR

8:33 pm 01.02.19

CHOOSE LIFE NOT WAR 

(publikuar në Facebook me 27 janar 2019 nga ARI – RADIO URBAN FM 103.5)

Kam frikë se në fillim të vitit 2019, jemi në vitin kur do të ndodh mini-lufta e re kosovarët/shqiptarët me serb në veri / me Serbinë, TA NDALOJNA. Veç mos m`thuni je n`tripa. Pse? 


Tash kohëve të fundit në kuadër të emisionit tim në mëngjes, kom pas mundësi me I pa titujt ditor të Bujkut, nëntor –dhjetor 1991 = nëntor – dhjetor 2018. Dhe unbelievable titujt e lajmeve sot janë shumë të njëjta me ato të vitit 1991. Qe nja që më së shumti më ra kres ishin këta dy tituj: 
BUJKU Nëntor 1991: SHBA fuqishëm kundër ndarjes së Jugosllavisë, s`do të njohim askënd (sekretari i Shtetit/kryetari) ? 
Koha, Zëri, indeks, Express, Metro Nëntor 2018:Gjermania (Merkel) assesi nuk lejon ndarjen e Kosovës? 
Dihet çka pasoj gjatë gjithë 90tave duke na përfshi edhe neve. Dorën në zemër në aspektin politikisht, të çështjes, kemi fituar, por me një çmimin shumë të madh, tepër të madh bile, mbi 13 mijë të vrarë e zhdukur dhe mbi 30 mijë motra të dhunuara?                           


Edhe atëherë në politikën shqiptare ishin dy krah; njana paqësore tjetra luftë? 
Anti- Rambuje dhe Pro- Rambuje?
Pastaj: Njana kundër Ahtisari tjetra pro Ahtisari? 


Dhe dorën në zemër politikisht kemi avancuar, leje tash çka kemi qef e çka është drejtësi, (drejtësia si koncept/argument që përdoret si argument për të vendosur mbi temat politike, ka vdek në Srebrenicë, e kanë vra së bashku 15.000 djem e burra myslimanë apo me mbi 200 mijë qytetar të Sarajevës. Pra po të kryheshin krizat politike me drejtësi atëherë nuk do të ekzistonte Republika Srpska). Pra si përfundim, harroni që ne si Kosovë mund të nxjerrim një marrëveshje që do të bazohej në drejtësi, një përfundim duke marr për bazë të kauzën tonë të drejtë. Its not going to happen; reality bites..por e tillë është bota dhe njërëzimi në shekullin 21. 

Prandaj, kam shumë frikë se do të ndodh një luftë, e vallai luftë me serb nuk ka luftëra të intensiteti të ulët as të lartë”. Çfarëdo që te jetë, njerëz të pafajshëm nga të dyja anët do të vdesin. Dhe pastaj shkohet me ndarjen e kufijve. Kjo është frika ime. Po de po .. NATO, Amerika, por po ato kenë edhe në ngjarjet e marsit 2004 por megjithatë për 3 ditë u vranë gati 40 veta. Pak Aaa!?!?!?? 

Kështu që, megjithëse edhe unë personalisht jam për një Kosovë deri në Leshak, po frikësohem se ka disa qytetarë të dyja vendeve – liderë-biznes-kriminel (që natyrisht janë në pakicë, por e kanë pushtetin në të dyja anët plus me ca përkrahës edhe jashtë) na e “gatuajnë në shpejtësi nja me nja 3 mijë viktima edhe serbët vijnë veri dhe e qesin / e zyrtarizojnë kufirin në Ibër, kurse ne i largojmë krejt serbët nga jugu e që do të jetë “një reagim i natyrshëm ballkanik” pasi që shumë prej serbëve do të largohen vet të frikësuar e ca edhe do të “nxiten” nga shumica shqiptare që të largohen.
Prandaj idea që me anë të një marrëveshje të bëhej vetëm një korrigjim i vogël ku Leposaviqi e veriu i thellë i shkon Serbisë dhe Mitrovica edhe Veriut dhe e Jugut do të mbesin pjesë e Kosovës, kurse ne do të marrim Presheven e Terrnovcin do të ishte bingo, fenomenale. Por kjo është vetëm një dëshirë utopike, nuk do të ndodh dhe atë kryesisht për shkak të synime të Serbisë (që gjithmonë fiton shumë ma shumë se na i japim dhe pranojmë). Dhe e gjithë kjo marrëveshje po argumentohet si më e mira e mundshme nga zoti Thaçi që të ndalohet formimi i një Republike serbe në Kosovë. Por nëse në Kosovë, mbet Mitrovica e veriut që ështëme shumicë serbe dhe në total kanë mbetur 8 komuna (tani janë 10 por qe paskan shku andej Leposaviqi dhe Zubin Potoku, atëherë përsëri do të ekzistoj një Zajednicë e Komunave Serbe , me një dallim që tash janë 8 komuna e jo 10. Çka ka lidhje tjetër, çka ndryshon tjetër. Pra hem po e japim Leposaviqin e Zubin Potokun dhe hem po e formojmë në Kosovë Zajednicën. Ku është ‘fitimi” këtu.


Prandaj unë i shoh  dy janë variante/situata që munden me ndodh: 


1. Me u forcu gjithandej, por posaçërisht në Serbi partitë liberale të majta, qytetare dhe të vijnë në pushtet, e që realiteti tregon për fat të keq se ata janë  tani për tani shumë shumëshumë larg pushtetit. Gjersa në Kosovë gati 90 % e njerëzve të politikës, publikut, medieve, pra në përgjithësi qytetarët prioritet është paqja (jo luftë). Por kjo s`do të thotë, që një nxitje e vogël sa ora nuk do ta ndryshon raportin. Dhe në njëmoment të tillë (kur në Beograd e marrin pushtetin “anti-fashistët” që po protestojnë cdo të shtune kundër Vuqiqit) kur të dyja kryeqytet të fokusohen në arritjen e një marrëveshje me çka serbët jo vetëm në Kosovë por edhe ata në Serbi të binden se ne as tash dhe asnjëherën se kemi njet (n`plan) me i dëmtu dhe se shumicës shqiptare fare nuk iu pengojnë serbët sikurse as edhe asnjë komunitet tjetër etnik në Kosovë. Në këtë mënyrë Kosova me të vërtet edhe praktikisht bëhet një Republikë qytetare kurse Serbia e njeh Kosovën. Këtë ky pushteti i ri (që siq thash ende është shumë larg për ta rrëzuar Vuqiqin) mund ta bëj, ta njeh Republikën e Kosovës sepse për ta më rëndësi ka mirëqenia e popullit serb në Kosovë gjersa për pushtetin e tanishëm (përkundër retorikës) më shumë për ta rëndësi ka toka (territoret) sesa mirëqenia e popullit Serb në Kosovë. 


2. Për këtë arsyeje për shkak të një pushteti të këtillë në Beograd (që edhe për kohë relativisht të gjatë do të jetë në pushtet), për shkak të ekzistimit të një vije politike për ndarje / korrigjim /ndryshim të kufijve, që po e përkrahet nga bajagidisa qendra me ndikim si në Kosovë ashtu në Shqipëri, në rrethe me ndikim në politikë, në debatin publik dhe akademik, në media dhe me “dritën e gjelbër” prej disa rretheve “kaubojski të SHBA e të Evropës etj” ky versioni i një konflikti të shkurtër por të përgjakur, do ta sillte kufirin në Ibër, pra një ndarje etnike (razgraniqenje) në mes Kosovës dhe Serbisë. Si pasoj, në pjesën e mbetur të Kosovës, edhe ato pak simbole të “serbizimit” do të zhduken me kohën.

Dhe në 2025, Bashkimi Kombëtar, i një shteti që për popullin e thjeshtë dhe pa lekë, s`do të thotë kurgjo, do të vazhdojnë ta shajnë atë, siç edhe unë e edhe ju, nuk ju shkon dita pa e ndi dikond tu than: “ Qifsha shtetin, atëherë ma mirë u kanë, të ka vjedh i huaji por jo i joti” qashtu kanë me than: “ Qifsha Bashkimin …” kurse për të privilegjuarit e pakët do të vlejë parulla; “Zgate Zot” siç është sot parulla e tyre (si në kohë të komunizmit që kanë thanë : Vdekje Fashizmit blla blla, Ziveo Drug Tito apo Rrnoft shoku/xhaxhi Enver tash kur takohen këta liderët, oligarkët, e të tillët, përshëndetjen e kanë “Zgate Zot”,). 


Por ju përkujtoj se kjo ndarje e ky Bashkim do të bëhet me gjakun, vrasjen e rreth 2 deri 3 mijë me së paku. Kështu që unë po choose life. 


(këtë koment e kamë në mendje qe disa dit, qe nga momenti kur një qift i rinjve serb në Graqcanicë më pyeten: “ a përnime do të ketë luftë, a përnime po doni me ja nis luftës kundër neve”, për hetë parë një pyetje e tillë nga të rinjtë serb të Graqanicës, 20 vjet pas përfundimit të luftës”.)

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM