Charlotte Gainsbourg eksploron shtëpinë e babait në videospotin ‘Lying With You’

4:28 pm 01.12.17

 

Këngëtarja dhe aktorja britaniko-franceze, Charlotte Gainsbourg, ka lëshuar videospotin për këngën ‘Lying With You’.

Në këtë video të punuar nga vet ajo, Charlotte eksploron shtëpinë e babait të saj të ndjerë, muzicientit të njohur Serge Gainsbourg.

Këngëtarja paraqitet në kohën e tashme dhe në kohën kur ajo kishte qenë fëmijë, duke vizituar dhoma të errëta dhe duke luajtur me objekte të ndryshme.

Deri më tani Charlotte ka nxjerr videospote edhe për këngët ‘Rest’, ‘Ring a Ring ‘O Roses’ dhe ‘Deadly Valentine’. Këto këngë, bashkë me ‘Lying With You’ gjenden në albumin Rest.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM