Chance the Rapper konfirmon datën e publikimit të albumit të ri

9:03 pm 12.02.19

Chance The Rapper

Chance Rapper ka konfirmuar se albumi i tij i ardhshëm do të dalë në muajin korrik. Reperi i Çikagos po punon aktualisht në realizimin e albumit të katërt. Albumi i tij i fundit ishte  ‘Color Book’, i cili doli në maj të vitit 2016. Ky album, i cili ishte publikimi i tij i tretë solo, ishte album tejet i suksesshëm dhe kishte bashkëpunime me  Kanye West, Justin Bieber dhe Young Thug,  .Albumi gjithashtu morri  çmimin për albumin më të mirë Rap në Grammys 2017.

Chance iu përgjigj pyetjeve të publikut për projektet e tij të ardhshme në një video të Instagram, e cila u postua mbrëmë (11 shkurt).
“Po bëj muzikë, dhe është qesharake kur njerëzit në komentet e mia më thonë: ‘Po, ku është muzika?  kemi nevojë për një album tani, “tha ai. “Ju do të merrni albumin tim kur unë jam gati,” përfundoi ai me një buzëqeshje, dhe menaxheri i Chance Pat Corcoran, më vonë konfirmoi për fansat se mund të presin një album të ri nga reperi në korrik./UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM