‘Çfarëdo marrëveshje me Listën serbe të bëhet transparente’

5:12 pm 13.03.18

 

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që Qeveria e Kosovës të bëjë publike çfardo marrëveshje që mund të arrihet me Listën Serbe në lidhje me votimin për demarkacionin.

“Çfarëdo marrëveshje që bëhet me Listën serbe të bëhet transparente. Ne do të donim që ata ta mbështetnin pa asnjë kusht, por nëse shkohet me koncesione, atëherë mund të bëhen koncesione që shkojnë në dëm të Kosovës” ka thënë Avdullah Hoti, transmeton Koha.net.

“Pasi të kalojë demarkacioni do të shohim. Qe gjashtë muaj asnjë seancë nuk është zhvilluar normalisht. Nëse nuk ka marrë pjesë opozita, asnjëherë nuk ka shkuar normalisht. Qytetarët janë dëshpëruar sesi po udhëhiqet Kosova deri më tani”, ka thënë Hoti derisa ka shtuar se LDK-ja nuk ka mbajtur asnjë takim me partitë tjera për të diskutuar për rrëzimin e mundshëm të qeverisë Haradinaj.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM