Çdo minutë vdesin pesë foshnja, thotë raporti i UNICEF

1:52 pm 20.02.18

 

Sidomos në vendet më të varfra të botës, vdekshmëria e foshnjave mbetet në numër alarmant.

Raporti i fundit i UNICEF tregon se pesë foshnja të sapolindura vdesin çdo minutë në botë, derisa 80 për qind e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme.

Raporti thotë se tetë nga 10 vendet më të rrezikshme për të lindur ndodhen në Afrikën sub-sahariane, transmeton Top Channel.

Gratë shtatzëna shpesh kanë më pak mundësi të marrin ndihmë gjatë lindjes për shkak të varfërisë, konflikteve dhe kornizës institucionale të dobët.

Foshnjat në Japoni, Islanda dhe Singapor, sipas UNICEF kanë shanset më të mira për të mbijetuar ndërsa ato në Pakistan, Republikën Afrikane Qendrore dhe Afganistan, kanë shanset më të pakta.

Në Evropë ndërkohë ndodhen tetë nga 10 vendet me shkallën më të ulët të vdekshmërisë foshnjore me Islandën që renditet në krye, e pasuar nga Norvegjia dhe Luksemburgu.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM