Cardi B vazhdon me suksese në klasifikimin e R&B/Hip-Hop

5:02 pm 07.01.18

 

Sukseset e këngëtares Cardi B nuk kanë të ndalur.

Singli i saj më i ri, ‘Bartier Cardi’, ka arritur të debutoj në pozitën e katërt të klasifikimeve për zhanret R&B/Hip-Hop në Shtetet e Bashkaura.

 

 

Kështu, këngëtarja amerikane që emrin e vërtetë e ka Belcalis Almanzar, tani ka tri këngë në top dhjetëshen e këtij klasifikimi, përfshirë singlin ‘Bodak Yellow’ (në pozitën 5) dhe bashkëpunimin në këngën ‘Motor Sport’ të Migos (në pozitën 6).

Ndërkohë, kënga ‘LOVE’ nga Kendrick Lamar, në bashkëpunim me Zacari, ka arritur të ngjitet në pozitën e 10-të nga vendi i 23-të.

 

 

Gjatë javës që po lëmë pas është rikthyer në krye të klasifikimit hiti ‘Rockstar’ nga Post Malone dhe 21 Savage. Ndërsa, Khalid me ‘Young, Dumb & Broke’ është pozicionuar në vendin e dytë, derisa ‘Gucci Gang’ i Lil Pumps ka zënë pozitën e tretë.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM