Cardi B është gruaja e parë që fiton albumin më të mirë rep në Grammy’s

1:04 pm 11.02.19

Në Grammy’s të natës së kaluar, Cardi B dhe shumë të tjerë bënë histori – Reperja nga Bronksi u bë artistja e parë solo femër që ka fituar Rap Albumin e Vitit, për albumin e saj Invasion of Privacy. Cardi falenderoi Offset burrin e saj, bashkëpunëtorët e saj, dhe vajzën Kulture. Ishte një moment monumental. Lauryn Hill ishte gruaja e fundit që fitoi çmimin, kur ajo ishte pjesë e Fugees, mbi dy dekada më parë.

Cardi B wins Rap Album of the Year Grammys 2019

Fitimet e tjera të rëndësishme përfshijnë “Record of the Year” të Childish Gambino, performanca Rap (Sung) më e mirë, Best Music Video dhe Song of the Year, për këngën politike”This is America”, duke e shënuar atë si këngën e parë rep që ka fituar në këtë kategori. Reperi dhe aktori nuk ishte i pranishëm për të marrë çmimin e tij për këngën, por dy prezantuesit John Mayer dhe Alicia Keys e pranuan çmimin për të. Producenti i Gambino, Ludwig Göransson pranoi çmimin  për Gambinon për Record of the Year dhe bërtiti 21 Savage në fjalimin e tij (i cili është arrestuar nga ICE).

Lady Gaga mori dy çmime për Performancën më të Mirë Solo Pop, për “Joanne” dhe këngën më të mirë të shkruar për Visual Media për “Shallow” në filmin A Star is Born. Ariana Grande, e cila nuk ishte e pranishme, por e veshur për rastin në shtëpi, gjithashtu mori Albumin më të Mirë Pop për Sweetener./UrbanFm/

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM