Burri sulmon 20 fëmijë me çekiç në një shkollë fillore në kryeqytetin e Kinës Pekin

11:57 am 09.01.19

Women and children leave the Beijing No. 1 Affiliated Elementary School of Xuanwu Normal School following an attack in Beijing.

Një 49 vjeçar është arrestuar pasi ka sulmuar 20 fëmijë në një shkollë fillore në Pekin me një çekiç.
Qeveria e qarkut Xicheng tha në një post në llogarinë e saj në Weibo që tre nga fëmijët pësuan lëndime të rënda por ishin në gjendje stabile. Nuk pati raportime për vdekje. Policia lokale tha gjithashtu në Weibo se sulmi ndodhi në shkollën fillore “Xuanwu Normal Experimental Affiliated Number One” në ora 11:17 (ora lokale).

I dyshuari, i quajtur Jia, u kap në vendngjarje, tha deklarata. Një vendas i provincës veriore të Heilongiang,tha se z. Jia ishte punësuar në shkollë përmes një kompanie të shërbimit për të kryer punët e përditshme të mirëmbajtjes në shkollë. Kontrata e tij ishte e vendosur të skadojë këtë muaj dhe nuk ishte zgjatur.

Policia fillimisht nuk dha detaje të tjera të sulmit, po raportet e mëhershme sugjeruan se i dyshuari përdori një thikë dhe se fëmijët pësuan plagë me thikë në kokë. Por civilët më vonë thanë se z. Jia kishte një çekiç që përdorte për të punuar dhe kësaj here e përdori për të lënduar studentët gjatë një klase si një shprehje e pakënaqësisë së tij për kontratën e shkëputur. Jashtë portës së shkollës të martën pasdite, prindërit që ishin atje për të marrë fëmijët e tyre thanë se kishin marrë pak informacion rreth sulmit, dhe ishin të tmerruar.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM