Bunjaki: Ndaj Islandës hyjmë për fitore  

11:40 am 20.03.17

 

Drejtuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka treguar pritshmëritë e tij nga ndeshja e radhës ku Kosova do të përballet me Islandën.

Bunjaki ka thënë se lojtarët janë në formë të mirë dhe se pret rezultat pozitiv nga ky takim.

“Nuk ka trajner që nuk hynë në lojë për fitore, edhe unë hy në këtë ndeshje për fitore, lojtarët janë në formë të mirë dhe mendojë që ka ardhur koha që të marrim rezultate të mira”, tha ai, transmeton KosovaPress.

Bunjaki ka lavdëruar sulmuesin Besart Berisha, i cili për herë të parë në duel me Islandën vesh fanellën e Kosovës.

“Besart Berisha është sulmues shumë i mirë, këtë e dëshmon golat e tij në Australi dhe ajo që mua më pëlqen është që ai ka karakter fituesi”, tha Bunjaki.

Ndërsa, sa i përket kundërshtarit, tha se përkundër që ballafaqohen me top kombëtare të botës, ajo nuk i frikëson.

Kosova dhe Islanda të premten përballen në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.

 

Kjo është lista e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje: 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM