Bulliqi: Komisioni i kaluar tejkaloi kompetencat

3:00 pm 06.10.17

 

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënijimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, thotë se janë duke u shqyrtuar dokumente dhe fakte ekzistuese në lidhje me caktimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai thotë se Komisioni i tanishëm ka filluar punën dhe do të bëjë një analizë të raportit të Komisionit paraprak.

“Janë një sërë parregullsish dhe nga ajo që kemi arritur të shohim që në fillim, vërehet një tejkalim i kompetencave të atij Komisioni. Ai Komisioni nuk ka pasur të drejtë të bëjë delimitacion (caktim i kufirit) të ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për faktin se ka ekzistuar një kufi i delimituar që nga viti 1946” tha Bulliqi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij kompetenca e Komisionit ka qenë vetëm të gjejë pikat kufitar ku ka kaluar linja kufitare.

Bulliqi tha se analizat do të bëhen edhe na aspektin e së drejtës ndërkombëtare, fakteve hartografike, natyrore dhe atyre në gjeodezi.

“Kur të analizohen të gjitha këto gjëra, sigurisht që do të kemi nevojën që të bëjmë edhe disa vizita të drejtpërdrejta në terren.”

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM