Britania pritet të ndaloj makinat me naftë

9:21 am 26.07.17

 

Nga viti 2040 pritet që në Britaninë e Madhë të ndalohet përdorimi i makinave me naftë.

Pjesë e paketës për të mbrojtur ambientin është edhe një fond prej 255 milion stërlinash për të ndihmuar këshillat lokalë të përballen me ndotjen aktuale të makinave me naftë, në kuadër të fondit të përgjitshëm prej 3 miliard stërl;inash për të përmirësuar cilësinë e ajrit, transmeton Top Channel.

Para se të skadojë afati final i vendosur nga gjykata e lartë, qeveria do të publikojë strategjinë e saj për ajrin dhe në favor të makinave elektrike. Gjykata ndërhyri pas një beteje të gjatë ligjore dhe detyroi qeverinë që të hartonte plane të reja për tu përballur me nivelet e lartë të dioksidit të azotit.

Lëvizja britanike vjen ndërsa masa të tilla janë marrë edhe nga vende të tjera, më e fundit Franca që gjithashtu lajmëroi ndalimin e makinave me naftë pas vitit 2040.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM