Britani, rritje 90% e pacientëve në spitale për shkak të kokainës

9:44 am 21.03.18

 

Numri i personave që kërkojnë ndihmë në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të përdorimit të kokainës, është rritur në 90% gjatë katër viteve të fundit.

Revista Vice ka arritur të posedoj informacione të cilat tregojnë këtë rritje të madhe të numrit të pacientëve të cilët rezultojnë me diagnozën “e çrregullimit mental apo të sjelljes për shkak të përdormit të kokainës”.

Gjithashtu, mësohet se numri i incidenteve për shkak të përdorimit të kokainës është rritur dyfish në gjithë Britaninë e Madhe, gjatë katër viteve të fundit.

Të dhënat e sigurara nga revista Vice, përmes të drejtës në çasjen në dokumentet e institucioneve shtetërore, tregojnë se nga hulumtimet në Angli dhe Wales del që kokaina është droga e dytë ilegale, pas kanabisit, që përdoret më së shumti.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM