Breshka Michelangelo viziton veprat e piktorit nga i cili morri emrin (foto)

8:55 am 29.01.18

 

Të enjten, në Muzeun Metropolitan të Artit Modern në New York, një vizitor jo i zakonshëm u paraqit pranë veprës Michelangelo: Divine Draftsman & Designer.

Karakteri breshkë Michelangelo, nga filmi Teenage Mutant Ninja Turtle, (realisht një njeri i veshur me kostumin e karakterit), u paraqit pranë veprës në muzeun e New Yorkut.

Momenti u kap menjëherë nga dikush që ishte prezent aty dhe u postua në rrjetet sociale ku zgjoi interesim të madh.

 

 

Të katër karakteret në filmat e Ninja Turtles mbajnë emrat e artistëve nga Renesanca italiane – shokët e Michelangelos mbajnë emrat Leonardo, Raphael dhe Donatello.

 

 

Ekspozita për punimet e Michelangelos është e hapur nga muaji nëntor, duke pritur deri më tani më shumë se 500,000 vizitorë. Ajo do të jetë e hapur deri më 12 shkurt, transmeton DazedDigital.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM