Brenda tre muajve, në Kosovë kapen 2 milionë euro të falsifikuara

10:09 am 06.04.17

 

Mbi 2 milionë euro të falsifikuara janë konfiskuar nga Policia e Kosovës vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Gjatë këtyre tre muajve policia thotë të ketë trajtuar 243 raste të falsifikimit të parave në vlerë prej 2 milionë e 140 mijë eurove dhe ka arrestuar 18 persona të cilët kanë qenë të involvuar në veprime të tilla të kundërligjshme, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Referuar statistikave gjatë periudhës janar – mars të këtij viti, në luftimin e kësaj dukurie që ka ndikim edhe në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës polica ka të raportuar 243 raste derisa vlera e parave të falsifikuara kap shifrën e 2 milionë e 140 mijë euro, derisa janë arrestuar 18 persona”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM