Boy George dhe A$AP Rocky bëhen bashkë në kampanjën e re të Dior Homme

6:12 pm 11.01.17

Kris Van Assche, drejtuesi kreativ i Dior Homme (pjesës së veshjeve për meshkuj të Christian Dior SA), vazhdon të zgjedh personazhe të njohura nga bota e muzikës për të modeluar në prezantimin e veshjeve të reja.

Në të kaluarën ai bashkëpunoi me emrat si Oliver Sim (nga bendi The xx), apo edhe me aktorin Robert Pattinson, derisa reperi A$AP Rocky mbetet muza e tij që ende vazhdon te jetë pjesë e projekteve të tija.

Tani, projektit për promovimin e kampanjës së re të veshjeve i është bashkangjitur edhe ikona e viteve të 80-ta, ylli i muzikës, Boy George.

“Jam munduar të përkthej atë çfarë mendoj se Dior Homme ka të bëjë tani. Ka të bëjë me muzikën, kinemanë, ka të bëjë me modën… Ka të bëjë me një kujtim që unë kam për vitet e 80-ta dhe që mbetet mjaft i rëndësishëm për vitin 2017,” ka thënë Van Assche në një intervistë për WWD.

“Kur unë isha fëmijë, Boy George ishte ndër të parët që ofroi meszahin se ndryshimi është i mirë; ai ishte një ndikim mjaft i madh në gjeneratën time. Kjo ide për lirinë dhe të qenit rebel, që ende është, ka qëndruar me mua.”

Fotografitë që mund t’i shihni më poshtë janë shkrepur nga fotografi Willy Vanderperre, ku Boy George paraqitet krahas A$AP Rockyt dhe modelit Ernest Klimko.

 

boy1

boy2

boy3

boy4

boy5

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM