Botërori 2018: Zvicra në një grup me Serbinë; Spanja me Portugalinë

4:04 pm 01.12.17

 

Është hedhur shorti për përballjet në grupet e Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Grupi më i paparashikuar cilësohet të jetë Grupi H ku gjenden Polonia, Senegali, Kolumbia dhe Japonia.

Vendasit e Rusisë të vendosur në Grupin A do të kenë përballje me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Uruguain.

Dy superfuqitë, Spanja dhe Portugalia gjenden në Grupin B dhe pritet të kenë përballje të lehta ndaj Morokos dhe Iranit.

Grup mjaft interesant parashikohet të jetë Grupi D ku do të përballen Argjentina, Islanda, Kroacia dhe Nigeria.

Anglia mund të cilësohet si favorit në Grupin G, ku do të ketë përball Belgjikën, Tunizinë dhe Panaman.

Shqiptarët e Zvicres do të kenë një grup jo edhe aq të lehtë, pasi përveç favoritëve të Brazilit, në Grupin E ata do të luajnë edhe kundër Serbisë dhe Kosta Rikës.

Gjermania pritet të kaloj me lehtësi Grupin F pasi aty e presin përballjet me Meksikën, Suedinë dhe Republikën e Koresë.

Kampioanti Botëror Rusia 2018 do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik të vitit 2018.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM