Borissov: Kosova do të jetë në samitin e BE-së në Sofje

11:51 am 16.04.18

 

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, është pritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe më pas nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Një nga temat kryesore të takimeve të sotme ishte edhe përfaqësimi i Kosovës në Samitin e Bashkimit Evropian në Sofje më 16 dhe 17 maj.

“Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete. Kurse për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje”, tha Borissov, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit që t’i lënë anash egoizmat personale, ngase kjo sipas tij, është fatale për të ardhmen e këtyre shteteve. Borissov tha se Kosova dhe Serbia janë të obliguar të zgjidhin problemet e tyre.

“Ballkani duhet të ndryshohet për t’u integruar në BE dhe jo BE-ja të ndryshojë për Ballkanin”, tha ai.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM