Blerjet online, dogana kosovare mbledh 350 mijë euro

3:50 pm 07.01.18

 

Krahasuar me dy vitet me mëparshme, viti 2017 ka shënuar rënie në trendin e blerjeve online nga qytetarët e Kosovës.

Gjatë vitit që lamë pas janë mbledhur 350 mijë euro nga pagesa e taksave të obliguara për dërgesat që qytetarët e Kosovës kanë porositur online në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, thonë zyrtarë të Doganës së Kosovës, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Nga rreth 250 mijë dërgesa me postë në vitin 2016, vitin e kaluar në Kosovë kanë arritur mbi 230 mijë dërgesa, bëjnë të ditur zyrtarë të Postës së Kosovës.

Produktet që më së shumti blihen online në shtete të ndryshme të botës, janë veshmbathje dhe teknikë, tregon për REL, Rifat Alaj, menaxher i Qendrës Transite Postare në Postën e Kosovës.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM