Black Panther arrin të mbledh 1 miliardë dollarë në gjithë botën

5:55 pm 11.03.18

 

Filmi Black Panther ka kaluar shumën 1 miliardë dollarë fituar nga shfaqja nëpër kinema në gjithë botën, vetëm katër javë pas premierës.

Filmi i bazuar në tregimin nga librat komik flet për një lider me emrin King T’Challa, luajtur nga Chadwick Boseman, i cili i prinë një fisi fiktiv të quajtur Wakanda.

Ky është filmi i pestë krijuar nga kompania Marvel që kalon shumën 1 miliardë dollarë të fituar. Në të kaluarën këtë sukses e arritën edhe filmat: The Avengers, Avengers: Ultron, Iron Man 3 dhe Captain America: Civil War.

Gjithashtu, filmi Black Panther është i 33-ti që i bashkohet klubit të filmave që kanë arritur të arkëtojnë më shumë se 1 milionë dollarë nga shfaqjet nëpër kinema në gjithë botën.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM