Bill Cosby fajtor në tri akuza për sulm seksual

9:38 pm 26.04.18

 

Komediani amerikan Bill Cosby është shpallur fajtor në tri akuza për sulm seksual, derisa secila prej tyre ka mundësi që t’i jap atij dënimin deri në dhjetë vite burgim.

Aktori 80 vjeçar është në gjykim për drogim dhe sulm seksual kryer në vitin 2004 ndaj ish lojtares së basketbollit Andrea Constand.

Megjithatë, Cosby do të mbetet jashtë brugut për aq kohë sa ndaj tij nuk do të shpallet vendimi për vitet e burgimit, transmeton BBC.

Kjo është hera e dytë që aktori del para gjykimit nën dyshimet për sulm seksual, derisa në qershor të vitit 2017 gjykata kishte nuk arritur të marr një vendim përfundimtar.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM