Bill Clinton kujton Chuck Berryn: ‘Ai ndryshoi vendin tonë’

7:42 pm 19.03.17

 

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së këngëtarit të njohur Chuck Berry i cili u nda nga jeta, të shtunën, në moshën 90 vjeçare.

“Hillary dhe unë e donim Chuck Berryn për aq kohë sa mund të kujtojmë,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Clinton, transmeton RollingStone.

“Ai ishte i pandashëm nga muzika e tij – të dy ishin plotësisht origjinal dhe qartazi amerikanë. Ai i bëri këmbët tona të lëvizin dhe zemrat tona më gazmore. Gjatë rrugëtimit ai ndryshoi vendin tonë dhe historinë e muzikës popullore.”

Ish-presidenti Clinton e kishte ftuar Berryn për të performuar në të dy inaugurimet e tija si president i Shteteve të Bashkuara.

Gjatë vitit të fundit të tij si president, më 2000, Clinton i dha Berryt dekoratën e nderit Kennedy Center.

“Chuck luajti në të dy inaugurimet e mija dhe në Shtëpinë e Bardhë për 25 vjetorin e ribashkimit Georgetown, dhe ai nuk ndalej kurrë, dhe për këtë legjenda e tij rritej sa herë që ai ngjitej në skenë,” shkruan Clinton në kujtimin e tij për Berryn.

“Jeta e tij ishte thesar dhe një triumf, dhe kurrë nuk do të harrohet. Zemrat tona janë me familjen e tij dhe me shokët e fansat e tij të panumërt.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM