Bill Clinton dhe shkrimtari James Patterson shkruajnë novelën ‘The President Is Missing’

6:52 am 09.05.17

 

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është bërë bashkë me shkrimtarin e mirënjohur James Patterson për shkrimin e librit fiktiv-triller, ‘The President Is Missing’.

“Puna në një libër për një president në detyrë – tregimi i asaj që unë di për detyrën, jetën në Shtëpinë e Bardhë dhe mënyrën se si Washingtoni punon – ka qenë mjaft zbavitëse,” ka thënë Clinton në njoftimin e lëshuar rreth novelës.

“Dhe puna me Jim-in ka qenë e jashtëzakonshme. Kam qenë admirues i tij qe një kohë të gjatë.”

Gjatë karierës së tij si shkrimtar Patterson ka shkruar mbi 50 novela dhe ka shitur mbi 300 milionë kopje të librave të tij. Ai është shoqëruar me ish-presidentin kur 10 vite më parë kishin luajtur golf sëbashku.

 

 

The New York Times raporton se tashmë janë shkruar disa kapituj të librit ‘The President Is Missing’, derisa libri pritet të botohet gjatë qershorit të vitit 2018 përmes Knopf and Little, Brown and Co.

“Unë shkruaj tregime dhe mprehtësia e Presidentit Clinton na ka bërë të mundur të tregojmë diçka vërtetë interesante. Është një kombinim i rrallë – lexuesve do t’u ofrohet tension, sigurisht, por gjithashtu do të kenë edhe një pamje nga brenda se si është vërtetë  të jesh president.” ka thënë shkrimtari Patterson.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM