Berati, qyteti shqiptar më i vizituar gjatë këtij viti

6:26 pm 05.11.17

 

38 mijë e 650 turistë të huaj dhe vendas e kanë vizituar qytetin shqiptar të Beratit gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti.

I njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, qyteti 2400-vjeçar i Beratit ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve në Berat konfirmon se “nëse do të bëjmë një shikim të vizitueshmërisë në periudhën janar- tetor 2017 do të kemi vërtet një shifër impresionuese, 38 650 vizitorë dhe 6 706 800 lekë të ardhura nga biletat”, transmeton KultPlus.

Sipas të dhënave të këtij institucioni, janë gati 10 000 vizitorë më shumë se i gjithë viti 2016.

“Ndërsa në muajin tetor, në gjysmën e të cilit u shënua edhe mbyllja e sezonit turistik të verës, vazhdoi të kishte një fluks të lartë prej 4029 vizitorësh nga të cilët 3183 vizitorë janë të huaj”, thekson QKMB-ja.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve në Berat bën të ditur se ”destinacioni më i rëndësishëm mbetet Muzeu Ikonografik Onufri, i cili në këtë periudhë u vizitua nga 32 658 vizitorë, por dhe Muzeu Etnografik pati një vizitueshmëri të kënaqshme prej 6165 vizitorësh”.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM