Beqiri: Nuk ka zgjedhje brenda LDK-së, prioritet zgjedhjet nacionale

11:08 am 13.04.18

 

Gjatë konferencës javore të LDK-së, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka thënë se nuk bëhet fjalë që këtë vit të ketë zgjedhje brenda partisë.

“Po e heq një dilemë që po dëshirojnë të krijohet për LDK-në nuk ka kurrfarë përgatitje për zgjedhje partiake. Vitin e ardhshëm e kemi këtë proces, ndërkaq po e them që prioritet i LDK-së janë zgjedhjet nacionale”, tha Beqiri, transmeton Gazeta Zëri.

Sipas Beqirit, qeveria aktuale është dobësuar dhe si e tillë po e bënë edhe Kuvendin e Kosovës jo funksional.

“Kjo qeveri është Qeveri e pakicës dhe tashmë shumë e dobësuar, pasqyron një mori dështimesh në punën e saj. Po ashtu edhe Kuvendi është jo funksional sepse varet nga opozita për votimin e ligjeve.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM