Belle and Sebastian – ‘We Were Beautiful’

5:54 pm 25.09.17

 

Belle and Sebastian kanë shpërndarë videospotin për këngën ‘We Were Beautiful’.

Bendi skocez gjithashtu ka njoftuar se gjatë vitit 2018 do të jenë në turne nëpër Evropë, duke filluar nga muaji shkurt.

Kënga ‘We Were Beautiful’ u lëshua si singël gjatë muajit korrik, derisa videospoti tani është punuar nga Blair Young dhe është xhiruar në qytetin e Glasgow.

Albumi i fundit i Belle and Sebastian është ai i vitit 2015, Girls in Peacetime Want to Dance.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM