‘BeerFest Kosova’ këtë edicion me program për të gjitha shijet muzikore

10:16 am 25.07.17

 

 

Eidcioni i 7-të i BeerFestKosova premton të plotësoj shijet muzikore për gjithë ata që do të jenë prezent në këtë organizim që këtë vit mbahet nga 26-30 korrik në lokacionin e parkingut të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Drejtori organizativ i festivalit, Leart Zeqa, ka thënë se këtë herë festivali do të ketë “skenë gjigante të kompletuar me zërim të përmasave të festivaleve të mëdha, të mbushur me efekte speciale vizuele dhe program artistik shumë të larmishëm dhe të pasur për të gjitha shijet.”

“Do të jenë prezente birrat më të njohura dhe më të dëshirueshme për vizitorët e Beerfest Kosova nga të cilat edhe 4 birra vendore dhe të gjitha këto do të jenë në dispozicion për adhuruesit e birrës me çmime promovuese. Nuk do të mungojnë edhe ushqimi e pijet jo-alkoolike si dhe lojrat argëtuese e shpërblyese”, ka thënë Zeqa, transmeton Telegrafi.

Organizatorët njoftuan se edhe sivjet, sikurse në edicionin e kaluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës janë koordinuar që për të gjithë qytetarët të ju ofrohet një festë shumë mirë e organizuar dhe gjithë përfshirëse.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM