‘Beauty And The Beast’ drejt suksesit të madh me debutimin gjatë vikendit

7:25 pm 19.03.17

 

Filmi më i ri nga Disney, ‘Beauty And The Beast’ pritet të futet në historinë e kinematografisë amerikane si një nga filmat me debutimin më të suksesshëm.

Rikthimi i klasikut nga Disney, këtë radhë i realizuar ‘live action’, ku luajnë Emma Watson, Ewan McGregor dhe Sir Ian Mckellen, deri gjatë ditës së dielë raportohet të ketë arkëtuar diku në mes 170-174 milionë dollarë, që nga e premtja kur filloi debutimin në vikendin e Box Office-it amerikan.

Të dhënat përfundimtare për këtë vikend do të tregohen të hënën, dhe pritet që ‘Beauty And The Beast’ të bëhet filmi i gjashtë ose i shtatë më i suksesshëm në të gjithë historinë e filmit amerikan, sa i përket debutimit.

Mbetet të shihet nëse filmi do të kaloj suksesin e arritur nga Iron Man 3 që kishte tubuar plot 174.1 milionë dollarë në vikendin e parë të lëshimit.

Ndërkohë, ‘Beauty And The Beast’ tanimë është filmi i parë në vitin 2017 që arrin arkëtimin e shumës 100 milionë dollar në javën e parë.

Të dhënat që publikohen të hënën nga Box Office pritet të tregojnë edhe për suksesin personal të aktores Watson, e cila mund të tejkaloj rekordin e saj që e arriti me filmin Harry Potter and the Deathly Hallows Part II, i cili në javën e parë kishte arkëtuar 169 milionë dollarë.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM