BE, propozim për shenjat e gishtave dhe të dhënat faciale

12:56 pm 18.04.18

 

Propozimi i fundit nga Komisioni Europian, me qëllim të kapjes së terroristëve dhe kriminelëve, synon që ta bëjë të detyrueshëm përfshirjen e shenjave të gishtave dhe të dhënat faciale në identifikimin biometrik.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian tha se ligji po prezantohej me qëllim që të përmirësohet siguria e kartave ekzistuese dhe të ketë një harmonizim të tyre në të gjithë unionin, transmeton Top Channel.

Dokumente më të sigurta do të forconin menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE dhe mund të rriste mbrojtjen ndaj falsifikimit dhe mashtrimit, sipas komisionit, por ka edhe rreziqe që lidhen me përdorimin e të dhënave biometrike. Të aplikuara që më herët si një element sigurie për pasaportat, të dhënat biometrike janë mënyra më e sigurt për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e një personi dhe autenticitetin e një dokumenti udhëtimi, sipas organizatës ndërkombëtare të aviacionit civil. Shenjat e gishtave janë identifikues të mirë pasi janë të pandryshueshëm edhe nëse pamja e një personi ndryshon me kohën.

Në shumë vende të bllokut, shenjat e gishtërinjve në kartat e identitetit janë opsionale. Rreth 80 milionë evropianë aktualisht kanë karta identiteti pa elementë identifikues biometrikë. Komisioni thotë se propozimi nuk do t’i detyrojë vendet anëtare t’i bëjnë të detyrueshme kartat e identitetit dhe as nuk do të zëvendësojë kartat nacionale me ato evropiane.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM