BE-ja thotë se është “koha të flasim” për krizën në Katalonia

5:57 pm 04.10.17

 

Bashkimi Evropian ka thënë se “është koha të flasim” për të gjetur një zgjidhje për krizën në Katalonia.

Zëvendës-Presidenti i Komisionit, Frans Timmermans, tha se kushtetuta e Spanjës duhet të respektohet.

Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, Timmermans i përshkroi imazhet nga dhuna në Katalonia si “trishtuese”, por theksoi rëndësinë e mbizotrimit të ligjit.

Ndërkohë, liderët e Katalonisë që përkrahin pavarësinë e regjionit nga Spanja kanë paralajmëruar shpalljen e pavarësisë brenda ditëve.

Në anën tjetër, mbreti spanjoll Felipe VI e ka cilësuar referendumin e ditës së dielë, mbajtur në regjionin që gjendet në veri-lindje të Spanjës, si ilegal dhe jo demokratik.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM